Zgjedhjet për kreun e degës së PD në Mallakastër, shpallet fituesi

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike të degës Mallakastër.

Mësohet se fitues u shpall Resmi Shanaj. Ky proces votimi ishte thirrur nga komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektoralë të Partisë Demokratike.

Resmi Shanaj ka marrë 277, ndërsa Astrit Xhafaj mori 80 vota. 12 vota u shpallën të pavlefshme. Qendra e votimit, e vendosur në mjediset kinemasë së qytetit të Ballshit u hap në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.