I njohur për “brutalitet ekstrem”/ Putin emëron gjeneralin e ri për të udhëhequr ushtrinë kundër Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka emëruar një komandant të ri për luftën në Ukrainë, i cili është një nga oficerët ushtarakë më me përvojë në Rusi.

Gjenerali Alexander Dvornikov, 60 vjeç, thuhet se do të drejtojë përpjekjet që pritet të godasin rajonet lindore.

Zyrtarët amerikanë thonë se Dvornikov ka një histori brutaliteti ndaj civilëve në Siri dhe zona të tjera të luftës.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se asnjë emërim i ndonjë gjenerali nuk mund të fshijë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë.

“Ky gjeneral do të jetë thjesht një autor tjetër i krimeve dhe brutalitetit kundër civilëve ukrainas. Dhe Shtetet e Bashkuara, siç thashë më parë, janë të vendosura të bëjnë gjithçka që mundemi për të mbështetur ukrainasit ndërsa ata i rezistojnë atij dhe i rezistojnë forcave që ai komandon “ tha Sullivan

Të fundit

“Nuk do lëviz asnjë administrator!”/ Kryebashkiaku i Konispolit si ‘trembet’ shkarkimit

Pas debatit që ka patur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Konispolit, Erges Dule, për shkarkimet e drejtorëve e...

“Shqiptarët e jugut janë dele”, Lela: Me Edi Ramën duhen zgjidhje të tjera

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, në një shkrim për shembjet e fundit në Theth, i ka dhënë një konotacion fetar situatës, duke hequr...

Izraeli kryen sulme mbi Damask/ Goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Sirisë

Sulme izraelite edhe në qytet - fortesë e druzëve, Sweida, ku ushtria siriane ka pushtuar tashmë - Mesazh i qartë nga izraelitët kundër regjimit...

Turizmi shënoi rritje rekord në Maj, numri i vizitorëve u rrit me 31,8%

Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve gjatë muajit maj të këtij viti, duke pasqyruar një tendencë pozitive...

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave...

Lajme të tjera

Web TV