U vra 5 vite më parë, ish-policit Artan Cuku i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kamzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës do të pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku.

Artan Cuku u vra në moshën 42-vjeçare, më 8 prill në vitin 2017 në hyrje të pallatit të tij në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk duhet të ketë më oficerë të vrarë.

“Policët janë aty për të garantuar rendin dhe sigurinë. Dëshmorët e Atdheut janë pjesa më e ndërgjegjshme e vendit. Nuk duhet të jetë më policë të vrarë”, tha Ulsi Manja.

Artan Cuku ka mbajtur poste të rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare. 42-vjecari u lirua nga policia në qershor të vitit 2013. Cuku ka qenë më herët zv.Drejtor në Policinë e Tiranës para se të emërohej Drejtor në Vlorë, ndërsa ka punuar edhe si shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier.

Nga hetimet u provua se Mikel Shallari ekzekutoi Artan Cuku me 5 plumba. Ai ka statusin e dëshmitarit mbrojtur dhe u dënua me 10 vite burg, teksa pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Jambelli u hakmor për një arrestim që Cuku i bëri në qytetin e Fierit si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.

Të fundit

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh...

Lajme të tjera

Web TV