“I ke duart e lyera me gjak!”/ Xhaçka debat me Berishën në Kuvend: Nuk duhet të ishe sot këtu

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është përfshirë në një debat me ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e sotme në seancën e Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se një politika që i ka duart e lyera me gjak, duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, nuk duhet të jetë sot në Kuvend.

“E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, Berisha u kundërpërgjigj duke e akuzuar se kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

“Mund ti them zonjës se në historinë e ministrisë së mbrojtjes nuk ka pasur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë sesa parafolësja. Olta kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë”, tha Berisha.