Kastrati Group zgjeron aktivitetin edhe në media, blen 60% të aksioneve të Euronews Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kastrati Group ka hyrë dhe në tregun mediatik, pasi bleu 60% të aksioneve të Euronews Albania.

Kompania ka bërë vetë publik lajmin për zgjerimin e aktiviteteve dhe diversifikimin e mëtejshëm të portofolit të saj të biznesit.

Kastrati Group është bërë sot zyrtarisht pjesë e Intermedia Group me 60 % të aksioneve ndërsa 40 % të aksioneve i mbetet Z. Theodhori Çami. Kompania e njohur për suksesin e saj në investime në fusha të ndryshme e ka shtrirë ambicien e saj dhe në tregun mediatik duke u bërë zotëruese e aksioneve të një prej televizioneve më të suksesshme në Shqipëri.

Intermedia group është një kompani mediatike pjesë e të cilit janë edhe Euronews Albania, Kosova e Maqedonia e Veriut si franchise i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews Group, media informative Nr. 1 në Europë.

Me një investim kurajoz dhe të pazakontë në rajon, si në teknologji ashtu edhe në burime njerëzore, Euroneës Albania, vetëm në 2 vjet ka arritur të jetë jetë pararojë e një revolucioni mediatik, i shumëkërkuar nga qytetarët dhe investitorët në Shqipëri.

Ky bashkim profesional do të shoqërohet me një plan të ri investimesh, që ka si qëllim të parë, ngritjen dhe zhvillimin me të njëjtën ambicie profesionale edhe për Euronews Kosova dhe Euronews Maqedonia e Veriut, ku do të zgjerohet projekti shqipfolës.

Kastrati Group është një kompani lider në rajon në shumë fusha, kryesisht në atë të energjisë por jo vetëm, me seli bazë në Shqipëri. Kompania e themeluar në fillim të viteve 1990, përmes rrjeti dhe zyrave përfaqësuese është e mirëpozicionuar në të gjithë rajonet më të rëndësishme në mbarë botën.  Nga viti në vit, nga dekada në dekadë, Kastrati Group ka intensifikuar investimet në një sërë sektorësh të tjerë të rëndësishëm, çka e bën atë një nga grupet më të rëndësishme të investitorëve në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Me këtë lëvizje Kastrati Group synon suksesin dhe si një lider mediatik për trevat shqipfolëse”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të fundit

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

Lajme të tjera

Web TV