Konflikti në Ukrainë dhe integrimi, Rama takim me kancelarin Scholz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, është nisur drejt Gjermanisë për një vizitë zyrtare. Rama do të ketë takime me kancelarin Olaf Scholz, presidentin Steinmeier dhe kryebashkiaken e Berlinit Franziska Giffey. Dy çështjet e rëndësishme që pritet të jenë në fokusin kryesor të diskutimeve është lufta në Ukrainë dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit për një vizitë dy ditore. Shefi i qeverisë pritet të takojë zyrtarë të lartë të politikës gjermane. Përgjatë ditë së sotme, kreu i Qeverisë Shqiptare do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Mësohet se fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve. Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, Rama do të ketë një deklaratë për mediat Shqiptare. Marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Shqipërisë konsiderohen mjaft të mira në dy çështjet kryesore siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian por edhe politikat e vendeve balkanike, ku specifikisht ish-kancelarja Agela Merkel mbajti samitin e Berlinit me fokusin kryesot për çështjet e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Në fundin e mandatit të saj, Merkel ka vizituar Shqipërinë dhe vende të Balkanit Perëndimor ku la mesazhin e qartë se pavarësisht se ajo po largohej la të kuptohej se Gjermani do të ishte e pranishme edhe në të ardhmen.
Vizita
Në takimin që Rama do ketë në Berlin pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale. Tirana zyrtare është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit integrues në unionin europian. I bindur në kryerjen e detyrave nga ana e Shqipërisë, Kryeministri Rama në çdo takim me zyrtarë europian nuk ka harrur t’i kujtojë Brukselit se tashmë është radha e tij të veprojë. Në vizitën e tij në Gjermani, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Pas konferencës së përbashkët me Kancelarin Scholz, Rama do të ketë një tjetër konferencë po kësaj radhe dedikuar mediave shqiptare që po ndjekin nga afër këtë vizitë të Kryeministrit.

Të fundit

Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në...

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur "Palestina e lirë". 53-vjeçari u identifikua...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Lajme të tjera

Web TV