Përshëndetje naziste në podium/ Piloti rus e tepron, rrezikon dënimin (Video)

Italia është përfshirë në një episod të nazizmit, që po bën xhiron e botës. Në fakt, në kampionatin evropian të kartingut për të rinj që u mbajt në Portimao, piloti rus Artyom Severyukhin, i cili megjithatë garon me licencë trengjyrëshe për shkak të sanksioneve të lidhura me luftën në Ukrainë, ishte protagonisti i një përshëndetjeje naziste në podium.

Në videon e shkurtër të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të garës në Portugali, duket Artyom duke bërë gjestin. Tani për 15-vjeçarin hapet një procedurë disiplinore dhe vlerësohet edhe heqja e licencës italiane. Për t’u marrë vendimi, do duhet të kalojë një periudhë kohore.