Dick Marty ngre sërish alarmin: Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë rreth pretendimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij.

Ish-Senatori zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Kryeministri Albin Kurti thotë se duhet të njihen shkaqet, rrethanat dhe informacionet tjera për rastin e tij, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me “Dick Martyn, por edhe me Kosovën dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

“Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia, por unë shpresoj që Kuinti (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania) në Beograd, Bashkimi Europian në përgjithësi, ta ngrenë këtë çështje me presidentin atje dhe të gjitha organet shtetërore, sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme, e cila i tejkalon përmasat individuale, e përfshin një shtet të tërë”, tha Kurti.

Ai shtoi se “mënyra se si ka operuar Shërbimi Sekret serb në Evropën Perëndimore, edhe ndaj shqiptarëve, edhe ndaj kroatëve, është i njohur botërisht”.

“Duket që atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt që të na fajësojnë neve”, ishte komenti i tij.

Agjencia serbe e Zbulimit – BIA i ka dërguar një letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane, ku mohon pretendimet për përfshirjen e shërbimeve serbe të sigurisë në “planifikimin e vrasjes së dikujt”.

Por në një intervistë të dhënë në 10 prill për medien zvicerane “RTS”, Marty pohoi se prej 16 muajsh është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe, të cilat, sipas tij, “u kanë kërkuar vrasësve të paguar që ta likuidonin”, për të fajësuar më pas “shqiptarët nga Kosova”.

Të fundit

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV