Në Shangai po mbizotërojnë skena kaosi pas vendosjes së një shtetrrethimi të ashpër nga qeveria për të zeruar rastet me Covid-19
Indinjata e 26 milionë banorëve të metropolit është e madhe, ndërsa videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë pamje shumë të ashpra. Në veçanti, një video tregon një burrë i veshur me një uniformë mbrojtëse për koronavirusin që godet një grua me të cilën po debaton.
Nothing to see here, not until it's completely free of covid. #AmazingChina#ZeroCovid #lockdown #Shanghai#Eastworld 🫣 pic.twitter.com/NTURKeyIez
— John Sitarek (@JohnSitarek) April 11, 2022
Në disa video të tjera tregohen punonjës të veshur me kostume mbrojtëse duke “sekuestruar” kafshë, pronarët e të cilave kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, për t’i vrarë. Ndërsa, në video të tjera shfaqen skena nga qendrat e karantinës.
https://twitter.com/i/status/1513385938952798208