Tragjedia në Fier/ Vjehrra fshin me fshesë gja*kun e nuses ndërkohë që jep intervistë në TV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit tronditi sot opinioni publik. Xhevahir Hoxha 61 vjeç, vrau me thikë bashkëjetuesen e të birit, 30 vjeçaren Merushe Hazizi. Më pas vrasësi kreu dhe një krim të fundit, vrau veten. Ndoshta po të kishte bërë këtë të fundit si veprim të parë, tragjedia nuk do të kishte marrë këto përmasa.

Gjithsesi për ta përmbledhur, Xhevahiri duket se nuk e duronte dot faktin se i biri kishtë lënë gruan më një fëmijë dhe kishte filluar të bashkëjetonte më 30 vjeçaren Merushe Hazizi, e cila nga ana e saj kishtë lënë të shoqin me tre fëmijë. Për këtë shkak i biri dhe Merushja kishin shkuar të jetonin me qira në Vlorë por ishin kthyer para një jave që të banonin në shtëpinë e prindërve. Duket se ky kthim i ka acaruar akoma më tej marrëdhëniet derisa sot ndodhi ngjarja e rëndë.

Por nëse një numër i konsiderueshëm mediash u fokusuan thjesht në ngjarjen e mësipërme, pothuajse askush nuk foli për makabritetin e vërtetë të kësaj ngjarje. Cili është do thoni ju? Horrori i vërtetë në këtë mes është fakti se e shoqja e vrasësist dhe njëkohësisht vjehrra e viktimës, po lante dyshemenë nga gjaku a thua se kishte të bënte me diçka krejt normale. Të gjithë këtë e bënte ndërkohë që po jepte intervistë në TV.

Është vërtetë e frikshme se si një person mund të lajë gjakun me leckë si pa gjë të keq, të ketë kohë të japë intervistë për gazetarët në një kohë që një grua vetëm 30 vjeç, nënë e tre fëmijëve u vra. Jo vetëm kaq por qetësia e veprimit është e denjë për një film horror, duke menduar këtu se edhe vetë burri i saj humbi jetën duke u vetëvrarë. Tronditëse…

Të fundit

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u...

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV