Dita botërore e puthjes/ Ja 15 momentet pikante sportive që nuk mund t’i harroni kurrë (Fotot)

Sot është Dita Ndërkombëtare e Puthjes. Për ta festuar këtë ditë të veçantë po ju kujtojmë disa nga puthjet më të famshme sportive ndonjëherë. Kjo festë mbërrin në kalendari çdo vit, më 13 prill. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes puthjeve, por e bëjnë këtë “rit” edhe karshi një suksesi, arritjeje, triumfi etj. Kjo e fundit vlen sidomos për sportistët.

Me këtë rast, përmes fotove, po ju sjellim në kujtesë puthjet më të zjarrta sportive ndër vite, si në “mejdan” duke garuar, edhe në tribunat e stadiumeve të sporteve të ndryshme. Nga futbolli e atletika deri te hipizmi, janë momente pikante, përmes së cilave ju urojmë të gjithëve gëzuar këtë ditë.

1. Adrian Peterson i “vikingëve” të Minesotës puthi djalin e tij

2. Atletja e Estonisë, Ksenija Balta, puth kamerën

3. Iker Casillas puth trofeun e Kupës së Botës 2010

4. Novak Djokovic puth trofeun, pasi fitoi “Australian Open” më tenis, viti 2016

5. Christine Bleakley dhe Frank Lampard puthen si burrë dhe grua

6. Usain Bolt puth pistën, pasi fitoi finalen e 200 metrave, në Kupën e Botës 2015, në Kinë

7. Shakira puth Gerard Pique gjatë një ndeshje në “Camp Nou”, më 2011

8. Sara Carbonero puth Iker Casillas gjatë një ndeshjeje tenisi në Madrid

9. Tenisti çek, Tomas Berdych, puth një delfin

10. Tony McCoy e puth kalin e tij pasi fitoi “Kupën e Artë”

11. Jelena Jankoviç puth trofeun, pasi fitoi finalen kineze të vitit 2013

12. Franck Ribery puth gruan e tij, Wahiba Belhami, gjatë një ndeshje të Euroligës, të luajtur mes FC Bayern (basketboll) dhe Maccabi Tel Aviv, në Mynih

Lexo edhe :  Nesër me Letoninë, Sylvinho karikon ekipin: Formacioni do ketë ndryshime!

13. Pep Guardiola puth trofeun e Ligës së Kampionëve, të fituar për herë të parë me Barcelonën

14. Ish-lojtari gjerman, Bastian Schweinsteiger, puthi të dashurën e tij, Sarah Brandner, në Kupën e Botës 2014

15. Notarët italianë, Federica Pellegrini dhe Filippo Magnini, puthen pas garës