Lefter Koka mbahet në burg, refuzohet rekursi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë i ka prerë përfundimisht shpresën ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për të fituar lirinë. Rekursi i tij nuk është pranuar dhe Koka do të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e vendimit përfundimtar për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për çështjen e inceneratorëve.

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për mospranimin e rekursit të ish-ministrit Lefter Koka. Ky i fundit kërkoi nga institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, që të rrëzonte vendimet e dy shkallëve të para dhe ai të dilte nga qelia. Në vendim thuhet se gjykatat e faktit kanë arsyetuar drejt kur kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kokën. Gjithashtu, Gjykata e Lartë thotë se edhe pretendime e ish-ministrit për probleme shëndetësore janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga Gjykata e Apelit. “Në lidhje me pretendimet për provueshmërinë e akuzës ndaj kërkuesit, Kolegji vlerëson se këto çështje nuk i përkasin kësaj faze procedurale. Në fazën e hetimeve paraprake në të cilën ndodhet çështja, gjykata e hetimeve paraprake ka arsyetuar në lidhje me masën e sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim. Pretendimet e tjera që i përkasin themelit të çështjes do të gjykohen në një fazë të mëvonshme, gjatë shqyrtimit të çështjes në themel (nëse çështja penale do të avancojë deri në atë fazë). Në lidhje me pretendimet për kushtet shëndetësore të rënduara të kërkuesit, që nuk përligjin vijueshmërinë e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, Kolegji vlerëson se këto pretendime janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Gjatë shqyrtimit të rekursit në dhomën e këshillimit nuk konstatohet se ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural në vendimmarrjen e kësaj gjykate, vendimi i së cilës është rekursuar në Gjykatën e Lartë. Sa më sipër, Kolegji arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk përmban asnjërin prej shkaqeve të parashikuara në nenin 433 të Kodit të Procedurës Penale, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Lartë. “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 433 dhe 441/1/a të Kodit të Procedurës Penale; V E N D O S I: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV