PD rikthen “patronazhistët”, kritikon komisionerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patronazhistët e Partisë Socialiste dhe pagat e tyre kanë qenë dje temë diksutimi në komisionin e ligjeve, ku i ftuar ishte Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi. PD ka kritikuar komisionerin se ka dështuar në mbrojtjen e të dhënave personale.

 Opozita cilësoi punën e Komisionerit për Mbrotjen e të Dhënave Personale si të dështuar. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve të raportit vjetor të këtij institucioni, PD-ja u shpreh se Komisioneri nuk i mbrojti të dhënat e qytetarëve nga patronazhistët e PS-së, ndërsa Besnik Dervishi justifikoi punën, duke nënvizuar se të gjitha gjetjet ia ka referuar SPAK-ut dhe Prokurorisë. Puna e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk mori nota lavdëruese nga opozita në Komisionin e Ligjeve. Gjatë prezantimit të raportit për veprimtarinë e institucionit për vitin 2021, Besnik Dervishi evidentoi si problematika kryesore daljen në publik të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, fillimisht nëpërmjet regjistrit të patronazhistëve, më pas listëpagesat dhe targat e automjeteve. “Zyra e Komisionerit, me përfundimin e hetimit administrativ, ka pasur një komunikim me SPAK dhe organin e Prokurorisë, ku të gjitha gjetjet që janë konstatuar, së bashku me aktet përfundimtare, janë vënë në dispozicion të organit të hetimit”, tha Dervishi. Rrjedhja e të dhënave personale të qytetarëve është futur në të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë, që nga ai i ODIHR për zgjedhjet parlamentare, deri tek ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku cilësohet si çështje shqetësuese. Mosgjetja e autorëve për opozitën bën me faj edhe Komisionerin për mbrojtjen e të dhënave personale. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka hedhur akuza mbi komisionirin duke i thënë se ka dështuar. “Ju jeni një institucion i dështuar sa i takon kësaj. Rrjedhja e të dhënave personale, përfshirja, preferencat politike, rrjedhja më pas e të dhënave personale për pagat apo targat e makinave, janë ngjarje të rënda sa i takon të mirës publike”, tha Çupi. Mazhoranca nga ana e saj nuk mbajti qëndrim, duke nënvizuar se notat finale do t’i vendosë në rezolutën që do t’i propozojë për miratim Kuvendit.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama ndan pamje të reja nga aksioni (VIDEO)

Korça me prefekt të ri, ikën ish-ushtaraku

 Nertil Jole do të jetë prefekti i qarkut të Korçës duke nisur nga dje. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku mësohet se ai do të zëvendësojë në këtë post Dhori Spirollari. Ky i fundit u lirua nga detyra, për motive që nuk dihen. “Lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Korçës. Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave. Dhori Spirollari u emërua në këtë post në 1 nëntor 2017, në kohën kur kryeministri Rama i shkarkoi të gjithë prefektët dhe emëroi të rinj, të cilët më parë kanë qenë ushtarak. Ndërkohë, prefekti i ri, Nertil Jole, përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri. Jole vazhdimisht ka qene aktiv me opinionin e tij për tema të aktualitetit politik në median e shkruar dhe atë vizive.

Të fundit

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Lajme të tjera

Web TV