Atentati në Shijak/ Si u shpëtoi plumbave djali i efektivit, reagon policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të tjera kanë dalë nga atentati ndaj të riut Orlando Pepkola në Shijak. Mësohet se ai ishte duke shpërndarë bombola gazi me makinën e tij kamionçinë, kur në krahun e majtë të tij i është afruar një makinë tip “Golf”, ku njëri prej personave që ndodhej në automjet ka filluar të qëllojë me armë.

Në këtë moment, Pepkola është shmangur duke humbur njëkohësisht edhe kontrollin e mjetit të tij, i cili është përplasur në anë të rrugës.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu nuk ka marrë plagë nga plumbat. Për fat të mirë nuk kanë shpërthyer as bombolat që kishte në kamionçinë.

Orlando Pepkola është djali i një polici burgjesh dhe familja është më origjinë nga Tropoja.

Durrës/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili...

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet të ngrihet me të dy...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Lajme të tjera

Web TV