Emri i saj për Presidente, Majlinda Bregu rishfaqet në Tiranë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Bregu është rikthyer sërish në vëmendjen e politikës. Këtë herë ish-ministrja e Partisë Demokratike është përfolur si një kandidate potenciale për t’u bërë Presidente, pas përfundimit të mandatit nga Meta. E në kulmin e këtij debati, Bregu është fotografuar në Tiranë.

Teksa prej vitesh ishte larguar nga Shqipëria për shkak të punës së saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), rikthimet për të janë gjithmonë të ëmbla dhe të rrethuara edhe me mikesha.

Pararaci ynë ka mundur ta fotografojë në shoqërinë e producentes Vjosa Berisha dhe gazetares Mira Kazhani.

Të tria janë mikesha prej disa kohësh, ndaj edhe ky ribashkim është në kuadrin e disa takimeve që Majlinda ka sa herë që ajo rikthehet në Shqipëri.

Të qeshura, të pashqetësuara nga sytë e kureshtarëve, tri gratë kanë vijuar shëtitjen e tyre në qendër të Tiranës. Këto foto mbërrijnë në kulmin e debatit për emrin e Presidentit të ri, ku Bregu duket një figurë e pakontestuar deri më tani.

Aktualisht janë dy emra që po përfliten më shumë për të marrë postin e kryetarit të shtetit dhe ata janë: Veton Surroi dhe Majlinda Bregu.

Gjithashtu, në media këto ditë kanë qarkulluar dhe emra që kanë shkaktuar shumë debat, si Princ Leka Zogu dhe Ramush Haradinaj.

Ndërkohë që zhvillimet brenda PD-së janë dinamike, Bregu ka dhënë edhe një intervistë duke folur për një rikthim të mundshëm në selinë blu.

Në një intervistë për “A2”, Bregu tregon se sapo ka nisur mandatin e dytë në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe duket se rikthimi në PD ende është larg. Por shton se do të vlerësojë situatën në momentin e duhur për një rikthim të mundshëm në partinë e saj.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur. Por sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam. Nuk dua të mos lë gjurmë kudo dhe çfarëdo detyrë që të kem. Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, u shpreh Majlinda Bregu.

Por teksa në politikë është gjithnjë e ftohtë dhe e matur kur flet, ndryshe është Majlinda kur flet për karrierën e saj jashtë Shqipërisë dhe familjen.

Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj.

Bregu ka rrëfyer se as për të e as për fëmijët dhe bashkëshortin nuk është e lehtë të jetojnë larg njëri-tjetrit, por deri më tani ia kanë dalë mbanë.

Për një grua kaq të suksesshme të gjithë jemi kuriozë se cili është personi që admiron dhe që e ndjek si shembull dhe për Majlindën duket se janë disa.

Kujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe pak vite më parë ka pasur poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

Të fundit

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Lajme të tjera

Web TV