“Ika nga burri, vëllezërit donin të më lidhnin”/ Hana rrëfen: Do vrisja veten te shinat e trenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 26 vitesh në një martesë të detyruar e të dhunshme, Hana mori guximin të arratisej nga bashkëshorti i saj. E frikësuar, ajo shkoi te shtëpia e prindërve, ku vëllezërit, për të cilët ajo kishte sakrifikuar jetën në atë martesë që ata të mos vriteshin, dëshironin ta kthenin nga kishte ardhur.

E gjendur mes një udhëkryqi pa rrugëdalje, ajo rrëfen në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, të gjitha zgjidhjet e kobshme që i kalonin nëpër mend.

Ardit Gjebrea: Shkove te mamaja, pastaj çfarë ndodhi?

Hana: Te mamaja, vëllezërit e mi donin të më lidhnin e çonin prapë atje se e kishin frikë. Do më lidhnin dy vëllezërit e isha e bindur që dy burra do më lidhnin e çonin atje.

Ardit Gjebrea: Ti nuk kishe asnjë rrugëzgjidhje.

Hana: Asnjë rrugëzgjidhje. Atëherë e kam pasur dyfish të vështirë të ikja nga shtëpia e nënës, por thashë në mundsha të iki mirë, nëse jo do ulem në shinat e trenit që nëna ta shohë kokën e fëmijës së vet.

Ardit Gjebrea: A shkove te shinat e trenit?

Hana: Jo, thashë këtu do më ndjekin, do më shohin njerëzit e të iki më larg në rrugë.

Shinat e trenit iu dukën një dënim i fortë ndaj familjes së saj, ndaj kursi i Hanës ndryshoi drejt një rruge. Një rrugë ku një takim do t’i jepte fund të gjitha vuajtjeve të saj.

Hana: Jam ulur në rrugë, kur më erdhi njëri e ndaloi aty. Thuajse më shtypi, ai më kishte parë ndonjë lëvizje a ndonjë gjë, zbriti nga makina dhe nuk fliste shqip mirë. Tha ‘’çfarë do këtu, i thashë “ç’të duhet ty, ik në punën tënde”. “Tha “unë jetoj në Europë, nuk shtyp as mizat”. “Ç’të duhet ty”, i thashë, “ik”. Tha “çfarë zori ke që je këtu”, thashë “zorin që kam unë s’mund ta zgjidhësh as ti, askush”. Tha “e zgjidh unë”, më mori ndenjëm fshehur, më ka bindur, prindërit më kanë kërkuar gjithandej, për 15 ditë.

Lexo edhe :  Shehaj: Rama ka gjithmonë një plan! Ja pse e nisi aksionin nga Vlora dhe jo në Theth!

Ky njeri, që shpëtoi Hanën nga vdekja, quhej Namik, ishte turko-shqiptar. Një burrë i moshuar, që i ofroi Hanës një jetë të re, larg Shqipërisë, në Europë, ku ai nuk do ta bënte as turke, as holandeze, por një europiane. Ajo u kujdes për të deri në fund të jetës së tij duke u bërë mikesha e pleqërisë./tvklan.al

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV