Rindërtimi/ Rama: Për demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu investime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama së bashku me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, kanë dorëzuar sot çelësat për 112 apartamentet e reja në Valias, Kamëz për banorët që humbën strehën nga tërmeti i 2019.

Rama u shpreh se ajo që është kryesore është që të gjitha këto apartamente janë pronë e patundshme e banorëve.

“Çelim dyert për një pjesë të konsiderueshme të familje që po strehohen në lagje të re, së shpejti edhe për pjesën tjetër. Pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet, ndërkohë që do vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar edhe gjithë anën e jashtme me parqet dhe me këndet sportive për vajzat dhe djemtë më të rritur si edhe me këndet e lodrave për fëmijët e vegjël, edhe me infrastrukturën për gjyshërit dhe gjyshet që mund të dalin lirisht me nipërit dhe mbesat. Ajo që është kryesorja është që të gjitha këto apartamente janë tuajat janë falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaj. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë që duken 4 orë larg, po nuk humbi ndonjë gjë që të qeshni me gjithë zemër se shpi po merrni nuk po merrni ndonjë shqelm të dilnit nga shtëpia. Nuk është faji im që e prisnit nga tjetër kush dhe ua bëri tjetër kush. Kështu është jeta të vjen nga se pret. Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu kopshte vu çerdhe, vu shtëpia. Ju me gurë, ne me bukë dhe të them të drejtën nuk na vjen keq se gurët tuaj na bëjnë më te fortë dhe juve buka jonë u bën më të fortë, të dy palët ecim bashkë”, tha Rama.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV