Rusët të pamëshirshëm, bombardojnë një tjetër spital në Ukrainë, 300 persona nën rrënoja (Video)

Ushtria ruse ka nisur ofensivën e saj ushtarake ndaj fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol, duke bombarduar zonën përreth.

Kujtojmë se kjo është një ngjarje e paralajmëruar nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov.

Sipas mediave të huaja si pasojë e bombardimeve është shkatërruar një spital i cili ndodhte pranë fabrikës së çelikut.

PBëhet me dije se pas bombardimeve nën rrënojat e spitalit ndodhen 300 persona, mes tyre edhe dhjetëra fëmijë.

“Fashistët rusë hodhën një bombë të fuqishme në një spital në zonën e çelikut Azovstal. Sipas informacioneve të mia, nën rrënoja janë rreth 300 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Në pjesën e spitalit që nuk u shkatërrua, kishte të plagosur dhe banorët e Mariupolit fshiheshin me fëmijë, sepse në qytetin e shkatërruar nuk ka ku të fshihet”, ka shkruar një grua në twitter e identifikuar si Taruta.