Vajza humb ndjenjat, bie mes vagonëve të trenit, shpëton mrekullisht (Video)

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin dramatik kur një vajzë humbet ndjenjat dhe bie në shinat e trenit, kur treni po kalonte. Ngjarja ka ndodhur në një stacion hekurudhor në Argjentinë, pranë Buenos Airesit.

Pamjet tregojnë vajzën që humb ekuilibrin pasi i bie të fikët dhe rrëzohet në hapësirën mes vagonëve të trenit. Fatmirësisht, ajo ia doli të mbijetonte mrekullisht nga ky incident i rëndë.