Habit miliarderi Elon Musk: Nuk kam shtëpi, fle në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bilioneri Elon Musk ka shokuar me deklaratën e tij se nuk ka një shtëpi dhe fle në dhomat e gjumit të miqve të tij pjesën më të madhe të kohës.

“Unë as që zotëroj një shtëpi, unë jam duke qëndruar nëpër shtëpitë e miqve”, tha Musk pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 269.5 miliard dollarë sipas Forbes.

“Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, unë fle nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve”, shtoi CEO i Tesla.

“Unë nuk kam jaht, nuk bëj pushime”, tha ai.

Pavarësisht stilit befasues së themeluesit të “Tesla” dhe SpaceX, miliarderi i teknologjisë zbuloi të vetmin luks që kënaqet.

Kur ju përgjigj një pyetjeje në lidhje me pabarazinë e pasurisë në SHBA midis amerikanëve dhe miliarderëve, Musk tha: Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit në konsum personal, por nuk është kështu.

“Konsumi im personal nuk është i lartë”, tha ai, duke shtuar se avioni privat është i vetmi përjashtim.

Në maj 2020, Musk shkroi në Twitter: “Po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike.”

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV