Tmerr në Afganistan/ Prindërit në varfëri ekstreme shesin veshkat e fëmijëve për të fituar para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga ngritja e talebanëve në krye të vendit, dhjetëra miliona njerëz në Afganistan po përballen me urinë për shkak të kolapsit të ekonomisë.

Varfëria po i çon ata të përdorin zgjidhje ekstreme nga shtija e fëmijëve, por edhe në shitjen e organeve të tyre, ndërsa autoritetet bëjnë një sy qorr.

Një familje e dërgoi me urgjencë djalin e tyre në spital, pa dhënë asnjë shpjegim. Po ta dinte Halili arsyen nuk do të ishte pajtuar, thonë tani prindërit e tij. Mjekët e anestezuan 15-vjeçarin dhe i hoqën veshkën. I riu Halili nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Babai i tij, Mohammed, i dëshpëruar për borxhet e tij, shiti veshkën e djalit për 4500 dollarë.

Incidenti i treguar në Wall Street Journal nga prindërit e Halilit është një shenjë tragjike e paaftësisë së shumë afganëve për t’i mbijetuar krizës humanitare të shkaktuar nga rënia e qeverisë verën e kaluar dhe rishfaqja e talebanëve për herë të dytë.

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 39 milionë banorësh të vendit duhet të përballet me spektrin e urisë. 95% nuk hanë mjaftueshëm. Ndërkohë, çmimet e mallrave bazë, si mielli, janë dyfishuar që nga vera dhe ekonomia është ngrirë për shkak të sanksioneve ndaj regjimit.

Situata po i shtyn afganët drejt zgjidhjeve ekstreme, dramatike dhe të rrezikshme.

Dy spitale në qytetin e Heratit, në perëndim të vendit, janë të angazhuar në transplantin e veshkave, duke kryer 15-20 operacione në muaj. Veprimtaria e paligjshme, sigurisht, por autoritetet thjesht po mbyllin një sy.

Por gjetja e një blerësi nuk është e vështirë, thotë WSJ. Reklamat mund të gjenden edhe në shtyllat elektrike në Herat ndërsa ndërmjetësit ia japin kartën e tyre çdo shitësi apo blerësi të interesuar.

Muhamedi, i cili punoi për vite në ndërtim, gjeti një blerës përmes një të afërmi. Pasi talebanët morën pushtetin, puna u pakësua dhe ai filloi të blinte me kredi dhe të merrte hua nga fqinjët për të ushqyer 12 fëmijët e tij. Me pushtimin e talebanëve, ata që i dhanë hua filluan ta kërkonin me këmbëngulje, disa gati sa nuk i rrëmbyen një nga fëmijët e tij, vetëm 2 vjeç, duke u kërkuar paratë.

Lexo edhe :  Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Për të paguar, ai dhe gruaja e tij vendosën të shesin veshkën e fëmijës. Ata vetë nuk mund të japin të tyren, pasi Muhamedi ka gurë dhe gruaja e tij ka diabet. Djali i madh fiton tre dollarë në ditë duke mbledhur plastikë për riciklim, kështu që shorti i ra djalit të dytë.

Muhamedi nuk pati guximin ta çonte fëmijën vetëm në spital dhe dërgoi xhaxhain e djalit të tij.

“Cili prind mund të shesë veshkën e fëmijës së tij?”- thotë ai.

Talibanët kanë fajësuar “kontrabandistët ndërkombëtarë” për blerjen dhe shitjen e organeve, por e kanë pranuar problemin dhe kanë thënë se duan ta eliminojnë atë. Ata kërkojnë edhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

Por problemi i varfërimit të shpejtë të vendit është i përhapur dhe prek edhe ata që ishin relativisht të pasur para të paktën ardhjes së talebanëve. Telbanët madje duken veçanërisht hakmarrës ndaj atyre që tregtuan me Perëndimin deri në verën e kaluar, duke i detyruar ata të shesin gjithçka për të shlyer borxhet.

Për të tjerët situata është edhe më e keqe.

Nazanin, rreth të 30-ave me pesë fëmijë, fiton më pak se një dollar në ditë duke larë rrobat. Djali i saj, 12 vjeç, mbledh mbeturina për gjysmë dollar në ditë. Burri i saj, Mohammed, është një i varur nga opioidet – një tjetër problem i madh social në vend.

Borxhet e familjes arrijnë në 1000 dollarë. E vetmja zgjidhje për Muhamedin ishte shitja e veshkës së Nazaninit dhe ai e bëri këtë, duke privuar familjen nga i vetmi që mund të kishte punuar për t’i mbajtur. Mëkat, thotë ai, por gjithsesi borxhet u shlyen.

Të fundit

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit, korrupsion!

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin, ajo tha...

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në kuadër të përmirësimit të kushteve...

Lajme të tjera

Web TV