Shkoi për të thyer 2 mijë dollarë false në ‘Exchange’, autori identifikohet prej tatuazhit në krahë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, u arrestuan më 18 prill nën akuzë për falsifikim monedhash pasi hidhnin të treg dollarë fals.

Kotori ishte “strumbullari” që çoi në prangosjen e tyre, teksa tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar. Ka qenë punonjësja e këtij ‘Exchange’ që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre të rinjtë.

E përveç rastit në Exchange, Kotori u bë shkak për arrestimin edhe me tatuazhet e tij, pasi prej tyre policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin. Policia i ndoqi prej javësh djemtë për të zbuluar aktivitetin e tij së bashku me dy të tjerë që u arrestuan.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash falëse në pikat e kuptimit valutor. Ata kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 $, që nëse nuk do ishin kapur do të ishin gati për t’u hedhur në treg.

Të fundit

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s...

Lajme të tjera

Web TV