Fshehu trupin e vdekur të shokut të tij nga overdoza në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vënë në pranga ditën e sotme Mariglen Isufi, 28-vjeçari, i cili akuzohet nga policia se fshehu trupin e vdekur të shokut të tij.

Mësohet se një ditë më parë u gjet pa jetë 36-vjeçari Ilir Marku në një bunker në zonën e Institutit në Tiranë. I riu dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza, ndërsa shoku i tij fshehu trupin.

Kujtojmë se ai ishte denoncuar i zhdukur një ditë më parë nga familja dhe i shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë duke penguar zbulimin e të vërtetës, vihet në pranga 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e dë vërtetës”.

Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e djeshme, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një...

Detajet e rinovimit të Lamine Yamal, talenti spanjoll kërkon të gjuajë penalltitë

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin...

“Jam shumë i zhgënjyer me të”, Trump i jep dy javë afat Putinit për një plan paqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka vendosur një afat dy-javor Vladimir Putinit, për të arritur një armëpushim në Ukrainë në të kundërt do...

Deputetët rikthehen në Kuvend pas 2 muajsh fushatë! Çfarë nuk u pa nga seanca

Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e larta. Deputetët u rikthyen ne Kuvend pas 2...

Meçe: Parlamenti nuk do gjejë paqe me Berishën, ja kauza e opozitës

Analisti Arben Meçe, në “News Line” në ABC News, komentoi seancën e sotme plenare në Kuvend, ku nuk munguar reagime apo revoltat nga opozita. Ishte ish-kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV