Momenti i sikletshëm/ Ministrja Balluku po fliste për çmimin e energjisë, ikin dritat në Kuvend

Një situatë e papritur i ndodhi ministres së Energjitikës, Belinda Balluku ditën e sotme në Kuvend.

Teksa Balluku fliste për energjinë elektrike dhe çfarë do ndodhte me çmimin e saj, në një moment ikën dritat në parlament.

Edhe pse vetëm pak sekonda u deshën që rryma të rikthehej, kjo situatë nuk ka kaluar pa u komentuar nga opozita.

“Energjia elektrike nuk është rritur asnjë qindarkë. Çmimi për të gjithë do të mbetet i pandryshuar…ikin dritat” tha Ministrja.

“E pe me çfarë shpejtësie u kthyen. Në rastin tuaj u deshën invertera. Duhet të kishe inverter të mbaje ndezur dritën e kuzhinës të mos tmerroheshin kalamajtë, por e ka harruar Helidoni” tha ministrja duke qeshur.