Marrëdhëniet me Patriarkun e Moskës janë “shumë të mira”, por “më vjen keq që Vatikanit i është dashur të pezullojë një takim të dytë me Patriarkun Kirill, të cilin e kishim planifikuar për në qershor në Jerusalem”.
Kështu u shpreh Papa Françesku në një intervistë për gazetën argjentinase La Nacion.
“Por diplomacia jonë e ka kuptuar se një takim mes neve në këtë moment mund të krijojë shumë konfuzion”, tha ai.