Misteri i shëndetit të Putin, momenti që po trazon të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotoja e presidentit rus, Vladimir Putin me ministrin e Mbrojtjes të vendit është bërë virale për shkak të polemikave dhe komenteve kontradiktore që ka shkaktuar.

Fotoja në fjalë është regjistruar ditën e djeshme dhe ilustron momentin kur Putini falenderon dhe uron ministrin e Mbrojtjes në Rusi, pasi Sergey Shoigu i njoftoi se ushtria ruse ka marrë në kontroll të plotë Mariupolin.

Ukraina e ka mohuar, ndërsa SHB-të kanë thënë se nuk kanë prova konkrete për të konfirmuar pretendimet ruse.

Sipas analistëve të semiotikës gjuha e trupit e Putinit tregon të kundërtën nga se ai do që ti shfaqë botës.

Në foto duket fytyra e pakënaqur dhe e shqetësuar e presidentit. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai përpiqet të mbështete vazhdimisht te tavolina.

Gjithashtu në skenë erdhën sërish thashethemet për sëmundjen e diktatorit, pasi qëndrimi i tij në tryezë tregon se Putini nuk është mirë.

Nga ana tjetër, ënjtja në fytyrën dhe qafën e Putinit forcon dyshimet se ai po merr trajtim steroide.

Thashethemet e përhapura nga sfondi i Kremlinit pretendojnë se Vladimir Putin është vizituar nga mjekë specialistë të onkologjisë ( Kancerit ) të paktën 35 herë që nga fillimi i luftës.

Në videon e takimit Putin-Shoigu, Shoigu i thotë Putinit se qyteti i Mariupolit është ‘çliruar’.

Megjithatë, Putini nuk kënaqet kur dëgjon këto fjalë dhe dëgjon ministrin e tij, me fytyrë të mërzitur.

Pas Shoigut, Putin u takua dje edhe me kreun e kompanisë së transportit të tubacioneve të naftës dhe gazit, Nikolay Tokarev. Putin nuk u largua për asnjë moment nga tavolina gjatë këtij takimi.

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV