PS për presidentin e ri/ Do pyesin 1000 vetë, do bëjnë siç dinë vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhja e presidentit të ri, komoditeti i Ramës nga votat e sigurta të deputetëve të PS dhe përçarja e frikshme e opozitës. A do të jetë një president i bindur ndaj qeverisë? Kjo dilemë do marrë fund me gjasë në raundin e katërt dhe të fundit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Mbi zhvillimet politike në vend dhe identikitin e presidentit të ri, komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Ndërsa presidenti aktual, Ilir Meta, numëron ditës së prapthi, deri më 24 korrik, kryeministri Edi Rama e ka në kokë identikitin, por edhe emrin e presidentes apo presidentit të ri. Çështja është si do që të kalojë një “valë konsultimesh” me përfaqësuesit e opozitës. Më komod se kurrë, Rama ka gjitçka në duar. Së pari janë votat e nevojshme që PS ta zgjedhë vetë kreun e shtetit dhe e dyta gjendet përballë një opozite të përçarë në katërsh. Një pjesë e opozitës eshte me “lobin Berisha”, një pjesë tjetër shpresojnë se janë me “lobin Basha” (që për prestigj vetëquhen të tillë), disa sjanë me asnjë, duke tentuar të bëjnë grupimin e vet dhe pjesa e katërt që as vetë nuk e dinë se me kë janë.

Kjo situatë Ramën më shumë e argëton sesa e detyron që të bëjë kompromise që mund të jenë paksa të dhimbshme. Për herë të parë në nëntë vite qeverisje, kryeministri nuk do të duhet të luftojë edhe me kreun e shtetit, paçka se shumë mendojnë se ky është një lloj argëtimi dhe sport i dashur i kreut të qeverisë. Rama tashmë e ka të qartë se për të qenë i qetë në qeverisje, pa asnjë pengesë institucionale, duhet të zgjedhë një president që të mos i ngjajë aspak Metës, dikur mik, më pas armik, sërish mik e së fundmi po armik. Në lojë është emri i kreut të shtetit që Kushtetuta e vitit 2008 me marrëveshjen Berisha-Rama ia ka prerë keqas kompetencat, por gjithsesi edhe në anën honorifike, presidenti përfaqëson unitetin dhe majën e hirarkisë shtetërore.

Lexo edhe :  Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

A do jetë një president i bindur i kryeministrit? Po dhe jo. Do jetë i bindur sepse do zgjidhet vetëm me vendimin e Ramës, por mund të mos jetë i bindur vetëm atëherë kur Ramës i duhet (i/e pabinduri president), për të krijuar imazhin se pushtetet janë të ndara dhe kryeministri i respekton institucionet. Fundi duket se ka një parashkrim, të paktën me situatën e deritanishme. Deputetët e PS-së të gjithë në rresht, por edhe të tjerë që mund ti bashkohen këtij rreshti do duartrokasin emrin e ri të presidentit, duke menduar që në sallën e Parlamentit për veshjen që do kenë në pasarelën presidenciale siç e do protokolli. Mbi zhvillimet politike në vend dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri komentojnë për gazetën Fjala, analistët Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Plator Nesturi: Kriteri i ri për president: duhet të jetë i dekoruar nga Meta

Leonard Karaj: “Tallava alla Rama”, president do të jetë një kukull e kryeministrit

Erald Shulla: Rama nuk do një president“vartës”, por as t’i krijojë konflikt

 

 

Të fundit

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Një telefon i palosshëm nga Apple është diçka që ka entuziazmuar entuziastët e teknologjisë për vite dhe tani thuhet...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

Nga Artan Fuga Tranzicioni u mbyll… me… dështim Disa parime në shkencat politike që analistët e mediave nuk po i kuptojnë dot. 1. Nuk janë arrestimet...

“Rama ka fshirë fotot″/ Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: S’ka amerikan që ju shpëton

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros, djalin e...

“Po thërret gjaku i katër jetëve atje”/ Gogu i kujton Berishës “21 janarin”

Socialisti Toni Gogu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai i...

Lajme të tjera

Web TV