“Kryqëzonte këmbët për ta provokuar”/ Johnson kontakton deputeten: Paragjykim!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe politikanë të tjerë kanë dënuar një pretendim të bërë në një gazetë se nënkryetarja e opozitës Angela Rayner përpiqet të shpërqendrojë Johnson në Dhomën e Komunave duke kryqëzuar këmbët e saj.

Johnson ka kontaktuar vete nënkryetaren e Laburistëve, Angela Rayner, për të bërë të qartë se ai i sheh pretendimet për të në një gazetë të së dielës si paragjykuese.

Ky pretendim është dënuar edhe nga politikane te tjere. Një ministër tha se deputetët konservatorë që kanë këto pikëpamje mund të përballen me “pasoja të rënda” nëse identifikohen.

Ministri i teknologjisë Chris Philp i tha BBC-së se ai priste që Partia Konservatore do të përpiqej të “identifikonte se kush ishte përgjegjës për ato pikëpamje”, por tha se dyshonte se Mail të dielën do të zbulonte se kush i bëri ato komente.

Downing Street nuk do të kërkojë një hetim se kush i bëri komentet për gazetën, me një burim që thotë se kjo ndodhi sepse pyetje të tilla rrallë e gjenin personin në fjalë.

Zonja Rayner e hodhi poshtë historinë si një “njollosje të çoroditur” që tregonte se gratë në politikë përballeshin çdo ditë me paragjykimet.

Rayner falënderoi Johnson për komentet e tij. Ajo tha se përpjekjet për ta “ngacmuar dhe frikësuar” do të dështojnë.