Trendi i ri i vjedhjeve në Tiranë/ Hajdutët po vjedhin ashensorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se një trend i ri vjedhjesh ka kapluar kryeqytetin. Bëhet fjalë për vjedhjen e ashensorëve, më saktë vjedhjen e një pajisjeje që quhet truri elektrik që i bën ata të padisponueshëm.

Denoncime të shumta janë bërë në komisariatet e policisë në lidhje me këto vjedhje. Sipas raportimeve, këto lloj vjedhjesh bëhen nga ekspertë të fushës.

Disa prej denoncimeve të administratorëve zbardhur nga ‘Si’

“Më thanë që nuk hapen dyert, shkova në katin zero dhe e provova çipin, nuk u hap. Shkova në katin -2 dhe veprova njëlloj. Pastaj i mora katet me radhë deri në katin e tetë dhe kur shkova aty pashë një tel të këputur dhe derën e hapur të ashensorit. Ishte i ndezur dhe gjëja e parë që pashë ishte teli i këputur. Nuk preka asgjë me dorë dhe menjëherë njoftova inxhinierin e firmës”.

“Me sa pamë dhe vërejtëm e kuptuam që kanë marrë trurin elektrik të ashensorit. Para ca kohësh na kanë vjedhur edhe dy tru të tjerë elektrikë të ashensorëve, që u përkasin shkallëve të tjera”.

“Nuk po e kuptojmë se si e realizojnë dhe si kryhet kjo gjë, por hajdutët nxorën jashtë loje ashensorin me një veprim të vetëm”.

“Ne nuk kemi dijeni se kush mund ta ketë shkulur pajisjen inverter të ashensorit, por mesa dimë dhe na ka treguar punëtori kur e instaloi një pajisje e tij kushton nga 700 deri në 900 euro”.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV