Atentati ndaj djalit të biznesmenit, një oficer policie dyshohet se ndihmoi autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e djeshme në Pogradec janë regjistruar të shtëna me armë zjarri dhe i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Joan Muçllari. Mësohet se një efektiv policie po hetohet në lidhje me këtë ngjarje pasi është i afërmi i njërit prej personave të arrestuar ditën e sotme. Mësohet se efektivi i policisë ka lidhje familjare me njërin nga të arrestuarit dhe ka dyshime se mund të ketë ndihmuar autorët në arratisjen e tyre nga vendi i ngjarjes. Efektivi po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore dhe Prokuroria e Pogradecit.

Kujtojmë se deri më tani, në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit: Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho. Ndërkohë vijojnë të jenë ende në kërkim autorët e ngjarjes, Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari. Këta dy të rinj e kanë sharë si fillim Muçllarin dhe më pas e kanë goditur me armë në këmbë dhe thikë në kokë. Joan Muçllari është djali i biznesmenit Jetmir Muçllarit, pronari i hotel Volorekës në Pogradec. Ndërkohë Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili është i arrestuar pasi në vitin 2020 ka qëlluar me armë në drejtim të hotel Volorekës.

Të fundit

VIDEO: Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari...

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Analiza – Tiranë, Korçë dhe Vlorë, cilat janë rezultatet e pritshme të 11 majit?

11 maji po afron dhe ethet e zgjedhjeve parlamentare veçse shtohen. Televizionet kombëtare sonte do të paraqesin sondazhet e fundit, ku do të jepen...

Beteja e trurit me Amerikën, BE ndan 500 mln euro për shkencëtarët

Bashkimi Evropian dhe Franca njoftuan të hënën një paketë stimujsh me vlerë gjysmë miliardi euro për të tërhequr shkencëtarë në kontinent, duke kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV