Atentati në Pogradec/ Joan Muçllari bashkëpunon me Policinë, çfarë foli për autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Informacione të reja janë mësuar lidhur me plagosjen e Joan Muçllarit ditën e djeshme në Pogradec.

Ky i fundit mori një plumb në këmbë gjatë një përleshjeje me Firdeus Berberiin dhe Griseld Maxherin.

Mësohet se edhe pse i plagosur me një plumb në këmbë dhe një plagë me thikë në qafë, 22-vjeçari sërish ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit.

I riu ka thënë se pasditen e së hënës ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është përballur me Firdeus Berberin, me të cilin ka pasur konflikte më herët dhe janë sharë me fjalë.

Më pas, janë ritakuar disa minuta më vonë dhe janë konfliktuar fizikisht ku sherri degjeneroi në përdorimin e armëve. 22-vjeçari ka identifikuar personat që e sulmuan ishin Firdeus Berberin dhe Griseld Maxheri dhe dëshmia e tij përputhej me pamjet e kamerave të sigurisë. Në bazë të provave, Policia shpalli në kërkim autorët e dyshuar dhe vuri në pranga 5 miqtë e tyre, të cilët rezultojnë të kenë ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes pasi braktisën makinën e tyre.

Të fundit

SPAK çon në gjyq për korrupsion punonjësin e Kadastrës Fier dhe 2 persona të tjerë(EMRAT)

Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për proces në GJKKO dosjen me 3 të pandehur për korrupsion, mes tyre edhe një punonjës...

Tërhiqet Këshilli Drejtues, vendos shtyrjen e garës për Drejtorin e RTSH

Pas thirrjes nga Komisioni parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së, vendosi me shumicë votash që të pezullojë procesin e zgjedhjes së Drejtorit të ri të...

Më 8 shkurt të gjithë në Tiranë!/ Berisha fton qytetarët sërish në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë më 8...

Digjet e gjallë në banesë e moshuara, fëmijët i kishte në emigracion

Një e moshuar është djegur e gjallë brenda banesës ku jetonte e vetme. Mesohet se gjarja ka ndodhur në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh. Banesa...

Asnjë nuk preket

Nga ARTUR AJAZI Të gjithë kujtuan (sidomos në PD) se, “ja Trump ja preu fondet, tani SPAK dështoi”. Apo dhe hamendësi të tjera idiote të...

Lajme të tjera

Web TV