Kamerat e sigurisë “kapin” ekzekutorët e biznesmenit grek, braktisën motorin dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamerat e sigurisë “kapin” ekzekutorët e biznesmenit grek, braktisën motorin e vjedhur dhe…

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë ku shihen e dy ekzekutorët me pagesë të Giannis Skaftourou, të hipur në motorin që lanë pas atentatit vrasës.

Këta persona kanë hapur zjarr në oborrin e shtëpisë së Skaftouros, për pasojë ai ka humbur jetën dhe kanë mbetur të plagosur vajza dhe vjehrri.

Lidhur me motoçikletën që autorët kanë braktisur, u konstatua se ishte vjedhur në vitin 2019 nga zona e Aspropirgos dhe është një motor 1200 metër kub. Në të njëjtën kohë, sipas pronarit të mjetit që tentoi të arratisej pas aktit të tyre, autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, ishin me gjatësi mesatare, mbanin rroba të zeza dhe helmeta të zeza, ndërsa brenda helmetave mbanin kapuçët e fytyrës për të mos u identifikuar.

Skaftouros kishte frikë se ishte shënjestruar për t’u ekzekutuar, ndaj përdori truproja të armatosur dhe lëvizte shumë pak.

Fakti që, sipas dëshmitarëve okularë, katër persona morën pjesë në ekzekutimin e ” xhaxhit Joe “, të cilët udhëtuan jashtë Athinës duke rrezikuar një lëvizje të tillë, tregon se ishte një ‘kontratë e shtrenjtë vdekjeje’ që pakvrasës me pagesë e kanë aftësinë për t’a bërë. Për këtë arsye, autoritetet janë në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit, në mënyrë që përmes detajeve të gjejnë fundin e fillit dhe të arrijnë tek vrasësit e tij.

Të fundit

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Lajme të tjera

Web TV