Kur gratë bëjnë sherr si burrat

Nga Emili Bibolli

E turpshme! Jemi në vitin 2022 dhe është pothuajse e pamundur të dëgjosh një debat të vetëm që të jetë konstruktiv, të ketë pretendime reale, argumenta, dhe të ruhet etika gjatë replikave. Komisioni i mbledhur ishte ai për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, komision ky që vetëm me Edukimin nuk kishte lidhje, siç mund të shihet nga veprimet e pahijshme të deputetes Zhupa.

  1. Zonja në fjalë është votuar për të përfaqësuar në Parlament njerëzit që e kanë votuar apo për të bërë zhurmuesen në komision dhe për të kryer akte aspak qytetare?
  2. A i kanë hije një deputeteje aq më tepër një zonje akte të tilla të turpshme?
  3. Si mundet një grua të sulmojë një tjetër grua?
  4. Pse gjithmonë opozita në pamundësi për të paraqitur argumente në mbrojtje të akuzave që i adreson një qeveritari priret të përbaltë, dhunojë, shkatërrojë?
  5. Kjo është mënyra se si bëhet opozitë në Shqipëri?

Fatkeqësisht kjo është fytyra e vërtetë e të ashtuquajturës opozitë shqiptare. Konstruktiviteti është zvendësuar me destruktivitetin dhe etika me banalitetin, ndaj politika shqiptare vazhdon të lëngojë çdo ditë e më shumë.