Ditët e fundit po përflitet se Presidenti Ilir Meta do të zbresë vetë në fushë të mejdanit dhe do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore përballë Erion Veliajt në Tiranë.
Por, emri i Metës nuk është i vetmi, pasi nga qarqet e opozitës po përflitet me zell të madh edhe aktori Julian Deda.
Me sa duket, opozita po shoshit emrin që do t’i nxjerrë përballë Veliajt e kjo ngutje po sjell “perla” në portalet dhe faqet mediatike.
Gjykata e Lartë bëhet me 12 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, Darjel Sina emërohet nga Presidenti!
Për këtë ka reaguar edhe Kreshnik Spahiu me një koment pikant: “Meta gabon që kandidon për Tiranën. Eri mund ta emërojë me qejf zv/kryetar bashkie”, ka shkruar ai.