Denoncoi ish-gruan, Prokuroria e Korçës i sekuestron shtëpinë Endri Priftit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 20 Prill 2022, emisioni Stop transmetoi denoncimin e këngëtarit korçar Endri Prifti, i cili foli për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Në Gjykatën e Korçës, çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehu nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmoi të kundërtën. Për pasojë apartamenti që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj dy herë brenda 1 muaji.

Por pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Korçës ka regjistruar procedimin dhe sekuestruar apartamentin, që ish-gruaja e këngëtarit Endri Prifti e mori dhe e shiti pa të drejtë./tvklan.al

Të fundit

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn

Pas një muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, del sot para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

Kreu i PD-së Sali Berisha në 24 orët e ardhëshme do jetë në vështirësi në përbyllje të listave të kandidatëve për deputetë, pasi partitë...

Rama me “njomëzakë” në listën e sigurt

Kryeministri Edi Rama për taktikë elektorale, por edhe për të nxitur deputetët që kanë disa mandate rresht, u ka kërkuar që të luftojnë për...

Lajme të tjera

Web TV