Plagosja e Joan Muçllarit, gjykata e Pogradecit jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën masa të shtuara sigurie, 5 të arrestuarit për plagosjen me armë zjarri ndaj Joan Mucllarit dolën sot para gjykatës në Pogradec, ku u njohën me masën e sigurisë.

Fatjon Bono, Kristian Kresto, ,Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho, që akuzohen për përkrahje të autorit pas krimit, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, u lanë nën masën e arrestit me burg.

Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.

Policia sekuestroi mjetin tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të Fatjon Bonos, i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy autorët e ngjarjes, Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi pasditen e 25 prillit në lagjen “Voloreka”, në afërsi të hotel ‘Kalaja’.

Joan Mucllari, është djali i pronarit të hotel ‘Voloreka’ në Pogradec ku dy vite më parë u qëllua me armë zjarri.

Konflikti i djeshëm dyshohet të ketë lidhje me atentatin e dy viteve më parë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të hotelit me pushues, e ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia ka dyshohet se një prej autorëve të ngjarjes së ditës së djeshme, të jetë i njëjti me atë të dy viteve më parë.

Të fundit

Ambasada Amerikane lëshon mesazhin e radhës: “Minimi i zgjedhjeve cenon partneritetin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë...

AKU: Vezët me salmonelë në Gramsh janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton opinionin publik se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Por, pas verifikimeve...

Shenjat më me fat të muajit qershor

Stina e verës sjell energji të reja për të gjitha shenjat e horoskopit. Universi ju ofron një mundësi të artë për të bërë ndryshime...

100 mijë shqiptarë me portofol në monedha digjitale, të ‘fiksuar’ pas Bitcoin

Eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët. Mjafton të kesh një telefon me internet, dhe regjistrohesh...

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe mbetjen...

Lajme të tjera

Web TV