Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja mbërrin në Kuvendin Kombëtar: Ditë e rëndësishme

I shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet sot Kuvendi i PD-së, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve , përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë.” tha Berisha.

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.