Përplasja me armë zjarri në Vlorë, zbardhet dëshmia e policit: U vetëmbrojta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e efektivit të Policisë, Lisjan Myrtaj, i cili qëlloi dje me armë djalin e kryeplakut të Kaninës në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”.

Myrtaj, i cili është dorëzuar vetë përpara kolegëve të tij ka dhënë një version tjetër nga çfarë është folur deri tani. Ai është shprehur se ka pasur më parë një debat më parë me Juxhin Todi (Aliaj). Efektivi i Policisë është shprehur se është ndjekur me makinë nga Juxhini dhe sapo ka ndalur pranë banesës së tij (të efektivit), i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë.

Sipas tij, kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Më pas efektivi i Delta-s ka telefonuar sallën operative duke pritur që të mbërrinin kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendngjarja. Ai i ka deklaruar kolegëve se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se është ndjekur deri jashtë derës së shtëpisë së tij.

Aliaj i cili ishte në fuoristradën “ML” është arratisur menjëherë dhe nuk është kapur ende nga ana e policisë ndërsa sipas efektivit të Deltës, kur i ka shkuar Juxhini te shtëpia, ai ka qenë i vetëm. Motiv i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë ndërkohë që efektivi i policisë e ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV