Zyrtarja amerikane takim me Ramën dhe pasardhësit e Bashës  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarja e lartë e DASH Karen Donfriend ka zhvilluar dy takime në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe tre përfaqësuesit e PD-së Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi. Diskutime për sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, çështjen e zgjedhjeve dhe angazhimin e shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Shmanget takimi me presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Mesazhet që lanë përfaqësuesit amerikanë.

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Demokratike i ka takuar në Kryesinë e Kuvendit, duke nënkuptuar mos njohjen e selisë blu, ku zyrën e kryetarit e ka zënë Sali Berisha. Fokusi i këtyre takimeve në vendin tonë të zyrtares amerikane është integrimi, Reforma në Drejtësi, si dhe lufta në Ukrainë. Takimet e saj politike në Shqipëri, ndihmës sekretarja e Shtetit Karen Donfried, i nisi nga kryeministria, ku u shoqërua nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja Kim. Detajet e diskutimit i dha kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook, ku nënvizoi mbështetjen për projektin e Ballkanit të Hapur. “Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, ka shkruar Rama në faqen zyrtare në Facebook.

Takimi me tre “pasardhësit” e Bashës

Agjendën e saj, Donfried e vijoi vetëm pak metra më tutje, në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku u takua me 3 përfaqësues të PD, Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin. Treshja e përzgjedhur nuk është rastësi, por trashëgimtarët e linjës së Lulzim Bashës në PD dhe kundërshtues të hapur të Sali Berishës. “Duke parë mirë dhe situatën e vështirë që po kalon PD-ja. Mora mbështetjen e zonjës, për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro amerikane që sheh nga e ardhmja”, është shprehur Enkelejd Alibeaj. Me anë të një postimi në “tëitter” Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar sëfundmi nga SHBA. “Kënaqësi të takonim sot (dje) Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falënderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë”, shkruan Gazmend Bardhi.

Lexo edhe :  Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, ja rrugët që do të bllokohen

Reagimi i Ambasadës për takimet

Në përfundim të vizitës, Ambasada Amerikane nxori një njoftim në rrjetet sociale mbi mesazhet e përcjella nga Donfried në takimet me Ramën dhe ata që i cilëson si drejtues të opozitës. “Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, shkruhet në faqen e Ambasadës Amerikane.

Shmanget Berisha dhe Meta

Zyrtarja e Lartë e Departamentit Amerikan të shtetit Karen Donfried ka shmangur dy takime në Tiranë siç është ai i Presidentit Ilir Meta dhe kreut në detyre të Partisë Demokratike në detyrë Sali Berisha. Për këtë të fundit as që nuk pritej pasi vetë DASH e ka shpallur Berishën “Non grata” dhe nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike. Ajo që çudit më shumë është shmangia e Kreut të Shtetit Ilir Meta.

 

Të fundit

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Lajme të tjera

Web TV