Amerikanët e Bleonës: Kokalari, bëj kujdes se po mashtron!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka marrë një kthesë të papritur konflikti mes këngëtares së njohur Bleona Qereti dhe Evi Kokalari. Zonja Kokalari, një qytetare amerikane rrezikon të jetë e paditur në gjykatë për demtim imazhi ndaj artistes Bleona Qerreti.

Zbulohet letra që  zyra e avokatisë që përfaqëson interesat ligjore të këngëtares i ka dërguar në formë paralajmërimi dhe si hap të parë ndaj zonjës Kokalari duke i kërkuar asaj të ndalojë në mënyrë të menjëhershme të gjitha sulmet në dëm të figurës së klientes së tyre duke konsideruar se ajo po mashtron dhe manipulon faktet ndaj saj. Në të kundërt, pasojat juridike do të jenë të rënda.

Letra mban datën 30 prill 2022 dhe duke pasur parasysh edhe ndryshimin e orës mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duket se ngjarjet janë zhvilluar në kohë pothuaj reale.

Eshtë e pabesueshme shpejtësia me të cilën u zhvilluan këto ngjarje, me sfond Kuvendin e PD-së. Fillimisht, këngëtarja Bleona Qereti me nje në mënyrë elegante refuzoi të ishte pjesë e Këshillit Kombëtar, me gjasë si propozim të vetë Doktor Berishës.

Bleona postoi një status në instagram, në të cilin kujtonte nënshtetësinë e saj amerikane duke lënë të kuptohet se nuk mund të ndërhynte e të bëhej pjesë e një partie politike në Shqipëri. Interesante ishte të vihej re se like-n e parë ky postim e kishte marrë nga Richard Grenell, njeri i afërt i ish-Presidentit amerikan Trump dhe pjesë e administratës së tij të lartë.

Gjithashtu Nga Wikedia per Marc Kasowitz, nenshkrues i letres, shihet se ai eshte Avokat i personal i ish presidentit Trump.

Një ditë më pare, gjatë Kuvendit të PD-së, zonja Kokalari e sulmoi publikisht Bleonën duke e përmendur propozimin për përfshirjen e saj në listën e Këshillit të PD-së si gabim.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas, nëse ka pasur komunikim apo jo mes tyre, por reagimi i menjëhershëm i zyrës së avokatisë amerikane, me qendër në New York, tregon se situata është e ndezur dhe në mënyrë paradoksale, zonjës që erdhi me vrull nga SHBA për të vënë përpara gjithë politikën shqiptare, për hir të Doktorit, dhe artistes shqiptare që ka karrierë në SHBA, qe eshte pjese e Serialit telviziv “Paper empire” qe do te trsmetohet se shpejt i ne Netflix, por që refuzoi propozimin e Doktorit për t’u bërë pjesë e partisë së tij. Kjo me bindjen e saj, se më shumë se një partie shqiptare, i përket gjithë shqiptarëve si artiste e njohur.

Të fundit

PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I...

Atentatet tronditin sërish vendin/ Breshëri plumbash makinës në Tiranë, 4 të plagosur

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur katër persona. Pas atentatit mafioz të ndodhur pak orë më parë në qytetin e Lezhës, ku mbeti i...

Beqarët duhet të kenë pak më shumë durim…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Do kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite më shumë liri në jetën në çift, por do e kuptoni se në fakt nuk është ajo...

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë kompeticion. 90 minutëshi përfundoi 2-0...

Lajme të tjera

Web TV