2 maj 2011/ Vritet Osama bin Laden, u akuzua për sulmin ndaj kullave binjake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 2 maj të vitit 2011, Osama bin Ladeni u qëllua për vdekje nga forcat speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda një kompleksi rezidencial privat në qytetin Abotabad të Pakistanit, ku jetonte bashkë me një familje lokale nga Veziristani, gjatë një operacioni të fshehtë me mbështetjen e CIA-s.

“Osama bin Laden, ishte terroristi më i kërkuar në botë. Njësitë speciale amerikane e zbuluan dhe e vranë udhëheqësin e rrjetit terrorist të El Kaidës në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit Islamabad”, njoftoi presidenti amerikan Barack Obama në Uashington. “Drejtësia ka triumfuar”, tha Obama në një fjalim televiziv. Para Shtëpisë së Bardhë në Uashington pas marrjes vesh të lajmit u grumbulluan mijëra njerëz, që brohorisnin.

Bin Laden konsiderohej si përgjegjës për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, gjatë të cilave në SHBA humbën jetën rreth 3.000 vetë.

Presidenti i SHBA-së Obama tha, se në gusht 2010 janë mësuar të dhënat e para për vendndodhjen e Bin Ladenit. Javët e fundit ai ka patur informacione të mjaftueshme dhe ka vendosur të veprojë, tha Obama. SHBA ka vendosur në gatishmëri përfaqësitë e tyre diplomatike në të gjithë botën. Arsyeja është frika se terroristët mund të kryejnë akte hakmarrjeje.

Të fundit

Seanca e fundit e legjislaturës së X. Shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Integrimit

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të...

3 Korrik 1957: Nikita Hrushovi konsolidon pushtetin në Bashkimin Sovjetik

Më 3 korrik 1957, Nikita Hrushovi arriti një fitore vendimtare politike që e vendosi në krye të padiskutueshëm të Bashkimit Sovjetik. Në një lëvizje...

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

Nga Spartak Ngjela Kur dëshirat e një individi pleksen me politikën, dëshira kryesore e tij është ajo për pushtet. Dhe kjo sigurisht që është sot një...

“Lonely Planet”: Ja udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë

  Vitet e fundit, duket se të gjithë po flasin për pushime në Shqipëri. Dhe sipas shumë udhëtarëve, viti 2025 është koha ideale për ta...

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli...

Lajme të tjera

Web TV