Aleksia Peleshi i jep fund lidhjes me Romeo Veshajn: Bëmë plane për martesë, u nxitova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyshja shumë e komentuar në mediat rozë, vajza e ministrit të Brendshëm Niko Peleshi, Aleksia dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë.

Lajmin e ka konfirmuar Aleksia, e cila ka cilësuar vendimin e saj për ta bërë publike lidhjen të nxituar. 20-vjeçarja tha se Romeo fillimisht i ka dhënë shumë siguri, pasi e prezantoi në familjen e tij si të fejuar, por me kohën kuptoi se ishte herët për atë.

Aleksia: Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur, kaq gjerësisht sa po e shpjegon ti dhe me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.

Gazetarja: Keni bashkëjetuar?

Aleksia Peleshi: Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.

Gazetarja: E rëndësishme është që ti të jesh mirë tani. Por a pati një shkak, diçka që ti dëshiron ta ndash apo dëshiron ta ndërpresësh rrëfimin tënd këtu? E vuajte shumë ndarjen sepse kur historitë jetohen në sytë e publikut bëhen edhe më të vështira kur ndodh ndarja?

Lexo edhe :  Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Aleksia Peleshi: Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se sa çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurin dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.

Të fundit

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të ri

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit.  Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve...

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri. Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri...

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë e një përpjekjeje për të...

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York. Si pasojë, ky aksident thuhet se ka shkaktuar një “lumë qumështi”. Zyrtarët...

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Në një...

Lajme të tjera

Web TV