Gjesti i shëmtuar në Greqi bëhet viral, shqiptari përfundon në burg (Video)

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pas një gjesti të shëmtuar.

Një i ri shqiptar i ulur në një tavernë greke buzë detit, ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk dhe sapo ajo është afruar ai i ka vënë shkelmin dhe e ka hdhur në det.

Momenti u filmua nga klientët e tjerë dhe video u bë virale.

Është i kuptueshëm ndërkaq indinjimi i madh i publikut grek i cili e dënoi ashpër veprimin. Ndërkaq “trimi” shqiptar që u tall me macen, përfundoi pas hekurave. Sipas ligjeve të shtetit fqinj, dhuna ndaj kafshëve dënohet me gjobë deri në 50,000 euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.