Kuvendi i Berishës e shkarkoi nga posti i kryetarit të grupit, flet Alibeaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj ishte sot në myftininë e Elbasanit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Alibeaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë pas një muaji agjërim dhe sakrifice.

“Kjo është një ditë që ka shumë për ta vlerësuar, pas një muaji sakrifice”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët për situatën e brendshme në Partinë Demokratike dhe shkarkimin e tij si kryetar i grupit parlamentar nga Kuvendi i 30 prillit, ai nuk preferoi të bëjë komente, duke kërkuar ta lënë jashtë politikën në një ditë të tillë.

“Në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë. Në një ditë feste të tillë politikën ta lëmë jashtë. Është e udhës që në festa të tilla, në këto ditë t’i lëmë shqiptarët veçse të gëzojnë”, u shpreh demokrati.

Në myftinë e Elbasanit përpara tij ishte gjithashtu edhe deputeti Luçiano Boçi, i rreshtuar në krah të Sali Berishës. Ai tha për gazetarët se nuk ishte në dijeni të vizitës së Alibeajt.

“Sot është një ditë feste, për politikën flasim 364 ditë. Bashkimi është një proces, shpresa është proces. Të gjitha duhet t’i shërbejnë së bashku. Nuk jam në dijeni që Alibeaj do të vijë këtu, tani po e marr vesh nga ju. Do të isha i gëzuar që bashkë me zotin Alibeaj, bashkë me kryetarin të isha këtu”, tha ai.

Të fundit

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do ndërpresë sinjalin telefonik gjatë konklavës më 7 maj

Vatikani ka njoftuar se do ta ndërpresë sinjalin telefonik, gjatë konklavës për ta zgjedhur papën e ri, por kjo...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollar

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi çeku...

PD akuzon PS-në për blerje votash: SPAK të ndërhyjë

Pas denoncimeve në Tiranë, Fier dhe Korçë dje reagoi dega e PD-së në Berat dhe kandidati i PD për Qarkun Lezhë të cilët akuzojnë...

Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

Dashi 21 mars – 20 prill Kjo ditë të çon drejt një faze të zgjerimit emocional, ku intuita bëhet udhërrëfyesi yt më i mirë. Hëna...

Lajme të tjera

Web TV