Amerika kthehet 50 vite pas? Gjykata e Lartë mund të rrëzojë ligjin që lejon abortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerika është tronditur nga një draft të publikuar nga Politico sipas të cilit Gjykata e Lartë ka votuar rrëzimin e ligjit të abortit.

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka votuar përkohësisht për të rrëzuar çështjen “Roe v Wade”, vendimin historik që legalizoi abortin në mbarë Amerikën, sipas një draft opinioni të publikuar nga Politico.

Lajmi është konfirmuar nga gjyqtari lartë John Roberts, i cili tha se drafti që sugjeron se Gjykata e Lartë do të rrëzojë ligjin historik për të legalizuar abortin është autentik.

Në draft dokumentin e shkruar nga gjyqtari Samuel Alito, gjykata thotë se vendimi historik Roe kundër Wade në 1973 ishte “jashtëzakonisht i gabuar që në fillim”.

Drafti paralajmëron kthimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjendjen që ishte 50 vjet më parë, kur çdo shtet ishte i lirë të vendoste nëse do të lejonte ose ndalonte abortet dhe në çfarë kushtesh, shkruan Reuters.

Në lidhje me këtë presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë legjislacionin për kodifikimin e të drejtave të abortit.

“Ajo që më shqetëson më shumë është ajo, se ne do të vendosim pas 50 vjetësh që një grua nuk ka të drejtë të zgjedhë brenda kufijve të një vendimi të Gjykatës së Lartë… Kjo do të thotë se çdo vendim tjetër i marrë në nocionin e privatësisë vihet në pikëpyetje. Kjo shkon tek të drejtat e tjera themelore: e drejta për martesë, e drejta për të përcaktuar një sërë gjërash, sepse një nga çështjet që kjo gjykatë dhe shumë anëtarë të gjykatës, apo një numër anëtarësh të gjykatës, nuk e kanë pranuar, është se ka një të drejtë për privatësi në Kushtetutën tonë. Është një ndryshim thelbësor në jurisprudencën amerikane”, tha Biden.

Lexo edhe :  Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Nëse vendimi përfundimtar nxirret sipas draftit të Alitos, miliona grave amerikane mund t’u hiqet një e drejtë themelore, të cilën shumë e kanë njohur gjatë gjithë jetës së tyre.

Të fundit

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me...

Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, që parashikojnë...

Një fjalëkalim i dobët rrëzon një kompani 158-vjeçare dhe la pa punë qindra njerëz

Një gabim i vetëm, një fjalëkalim i pambrojtur, dyshohet se është bërë shkaku i shkatërrimit të një kompanie britanike me një histori prej 158...

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur...

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin...

Lajme të tjera

Web TV