Vijon saga e vdekjeve misterioze të oligarkëve rusë, vdes menaxheri i kompanisë Gazprom

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista e vdekjeve misterioze mes oligarkëve dhe drejtuesve pranë Kremlinit apo kompanisë ruse Gazprom është duke u rritur.

Andrei Alekseevich Krukowski , 37 vjeç, drejtor i resortit të skive në pronësi të gjigantit rus të gazit në Krasnaya Polyana vdiq të dielën e kaluar “duke rënë nga një shkëmb” në Soçi.

Lajmi për vdekjen u dha nga agjencia ruse Tass më 1 maj.

Aksidenti fatal ndodhi në rrugën për në kalanë Aczipsinskaya. 37-vjeçari u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marr dhe ndërroi jetë.

Vdekja e menaxherit, i cili menaxhonte objektin në pronësi të Gazprom, u konfirmua nga zyra e shtypit e banjave termale, të cilat Krukowski i drejtonte që nga viti 2019. Krasnaya Polyana është një nga vendpushimet më të famshme të skive në Rusi dhe në vitin 2014 ishte pjesë e kompleksit të Lojërave Olimpike dimërore në Soçi. Rrethanat e aksidentit do të shqyrtohen nga hetuesit.

Të fundit

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Lajme të tjera

Web TV