Ronela Hajati tregon prapaskenat e Eurovizionit: Nuk kam pritshmëri për fitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion vendin tonë me këngën “Sekret”, ka treguar detaje nga prapaskenat, teksa na ndajnë vetëm pak ditë.

Në një intervistë për “Goca dhe Gra” këtë mbrëmje, Ronela Hajati sqaroi foton e shumë përfolur, e cila u fshi nga faqja zyrtare e Eurovizionit. Ajo tha se ishte thjesht një lëvizje dore dhe ka video të tjera që Eurovizioni duhet të ishte marrë.

“Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.

Ronela u shpreh se nuk ka pritshmëri për fitore, por vetëm që të futet në finale.

“Ne dalim në 10 maj. Nuk kam pritshmëri, ndoshta ka të bëjë nga modestia, por gëzimi më i madh për mua është të futem në natën finale, nuk ka pritshmëri të larta është se nuk dua të zhgënjehem. Kënga është moderne, jam mundur t’i ndërthuar sa të mundem, kam lënë çdo projekt tjetër, merrem vetëm me këtë këngë”, tha Ronela.

Këngëtarja tha se edhe pse kënga e saj është mirëpritur, ka edhe shumë këngë të tjera të cilat janë të mira, me artistë të mrekullueshëm.

“I kemi dëgjuar këngët, ka shumë të mira, artistë të mrekullueshëm. Unë e kam një top5, që un nuk jam aty. Jam në një fazë që nuk po kuptoj fare ku jam se jam përfshirë aq shumë. Për mua është të dal mirë atje. Në datën 10 ku përcaktohen finalistët.“

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV