Rusia paralajmëron Britaninë: Nëse vazhdoni sanksionet marrëdhëniet tona shkatërrohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja britanike në Moskë Deborah Bronnert u thirr nga Ministria e Jashtme ruse lidhur me sanksionet e fundit britanike kundër Rusisë, duke përfshirë sanksionet kundër Kompanisë Shtetërore të Televizionit dhe Radios Ruse, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse.

“Ministria e Jashtme e ruse i shprehu papranueshmërinë e sanksioneve ambasadores britanike. Veprime të tilla janë shkatërruese.  Nëse sanksionet vazhdojnë do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në shkatërrimin përfundimtar të lidhjeve dypalëshe dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis popullit të Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratën nga ministria ruse.

Vendosja e sanksioneve ndaj medieve ruse “vetëm për shkak se mbulimi dhe interpretimi i tyre i ngjarjeve që ndodhin në botë nuk është në përputhje me modelet perëndimore, konfirmon edhe një herë cinizmin e politikanëve britanikë, për të cilët një gjë e tillë si liria e medias nuk është gjë tjetër veçse një mjet për zgjidhjen e problemeve të tregut”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarët e saj për vendosjen e sanksioneve dhe dhënien e deklaratave me “kërcënime” që janë “të ndërthurura me gënjeshtra dhe vrazhdësi të plotë” kundër Rusisë.

“Pala ruse do të vazhdojë të përgjigjet ashpër dhe me vendosmëri ndaj të gjitha sanksioneve të iniciuara nga Londra dhe të marrë masa hakmarrëse”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV