Goditi me shkop shitësin, gjykata zviceriane dënon me burg pensionistin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Qarkut e Zyrih-ut ka dënuar një pensionist 71-vjeçar shqiptar, teksa e akuzon për sulm ndaj një punonjësi të rrjetit të shitjes Denner. Përveç gjobës, për shkak të një precedenti penal, ai duhet gjithashtu të mbajë 14 muaj burg.

Sipas blick.ch, gjoba që i është caktuar atij përmban 180 njësi ditore prej 50 frangash, sipas vendimit, të cilin Gjykata e Qarkut e Zyrihut e ka publikuar të premten.

Njëkohësisht, shqiptarit do t`i revokohet edhe ekzekutimi me kusht i dënimit me burg prej 14 muajsh të shqiptuar në gusht 2019, shkruan sda.ch. Pensionisti nga Kosova, këtë dënim tash duhet ta mbajë edhe efektivisht. Dënimi i dikurshëm me kusht atij i ishte shqiptuar për incidentin kur kishte shtënë me armë zjarri në tokë në Langstrasse të Cyrihut për t’i dhënë fund një zënke.

Avokati i shqiptarit ka thënë se klienti i tij, i cili ka sëmundjen e Parkinsonit, është i dobët jo vetëm për shkak të moshës së tij dhe i paqëndrueshëm edhe kur qëndron në këmbë, transmeton albinfo.ch. Po të kishte tundur vërtet bastunin duke mbajtur ende qesen me dardha dhe një çantë mbi supe, do të kishte rënë përtokë. Prandaj, as që mund të bëhet fjalë për goditje. Mbrojtësi i pensionistit ka folur për një “keqkuptim serioz dhe total”. 71-vjeçari kishte supozuar gabimisht se ndodhej në një situatë kërcënuese.

Të fundit

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që...

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Lajme të tjera

Web TV