Ilda Bejleri dhe partneri i saj shijojnë pritjen e ëmbël, zbulohet gjinia e fëmijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak ditë më parë u zbulua lajmi se Ilda Bejleri ishte në pritje të ëmbël. Moderatorja është shkëputur nga ekrani, duke u fokusuar kështu te kjo fazë në jetën e saj. Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, në rrjetet sociale është vënë re se në fotot e fundit, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Burime pranë saj na kanë bërë me dije se Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Aktualisht Ilda po vijon aktivitetin e saj normal në biznes, por edhe në jetën e saj duke shijuar edhe shtatzënësisë e saj. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë si Ilda dhe partneri i saj mezi po presin mbërritjen e vogëlushes së tyre, për të plotësuar kështu familjen.

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.

Me sa duket, tashmë kjo lidhje është formalizuar dhe së shpejti të dy do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë, në rrjetet sociale, vështirë se do ta shohim ndonjëherë partnerin e saj, duke preferuar që ta mbajë atë larg famës që ka. Mbetet për t’u parë nëse Ilda do zbulojë në vijim se kush është djali që ia ka marrë zemrën dhe do e bëjë së shpejti mami për herë të parë. Aktualisht moderatorja duket se po shijon pritjen e ëmbël pasi nuk është e pranishme me është fokusuar këtë periudhë te biznesi i saj, duke iu përkushtuar totalisht punës së saj.

Lexo edhe :  Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Por, nga ana tjetër, Ilda ka më shumë kohë të presë fëmijën e saj të parë, por edhe të shijojë e qetë historinë e dashurisë, që prej vitesh po ecën perfekt për dy të rinjtë. Për herë të fundit, ajo u shfaq në ekran në 1 janar. Dhe ende nuk ka zbuluar se cilat janë planet e saj për të ardhmen, ndonëse mund të themi se ndoshta rikthimi i saj do marrë goxha kohë. Ildën e kemi parë për vite me radhë me emisione sportive, nga të cilat më pas u distancua.

Në nisje të sezonit të ri televiziv në 2022 të gjithë u surprizuam pasi u vu re mungesa e Ilda Bejlerit në emisionin “Procesi Sportiv”, të cilin ajo e moderonte përkrah Edi Manushit. Në vend të saj u shfaq Alesia Bami dhe asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e largimit të papritur të Bejlerit./Panorama/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV